Pedonalja në qytetin e Koplikut, vijon të dëmtohet çdo ditë e më shumë. Pothuajse përgjatë gjithë gjatësisë së saj janë krijuar gropa të mëdha të cilat janë kthyer në një shqetësim për drejtuesit e automjeteve apo këmbësoret. Të moshuarit thonë se si pasojë e gjendjes në të cilën ndodhet pedonalja, ka patur disa raste kur janë penguar gjatë lëvizjes.

Qytetarët shprehen se ndihen të zhgenjyer nga institucionet përgjegjëse.

Pavarësisht shqetësimit të ngritur nga banorët prej vitesh, duket se bashkia Malësi e Madhe ende nuk ka një plan të hartuar për rehabilitimin e pedonales në qytetin e Koplikut.

Artikulli paraprakROTARY CLUB SHKODËR ,7 ANËTARË TË RINJ
Artikulli tjetërEKSPOZITA ME BOTIMET E FISHTËS