Pedonalja e Molos , shetitorja me e preferuar per qytetaret e Shkodres ,po vuan dita-dites gjendjen e saj te mjerueshme .
Grumbuj mbeturinash , stola te demtuar , tregtare ambulant qe zene shetitoren gjithe pasditen , nje mur i krijuar prej zhavori ne mes te liqenit eshte kjo pamja e krijuar. Kjo shetitore e ndertuar pak vite me pare prane ures se Bunes ,sot shihet ne gjendjen me te keqe te mundshme ,kjo per shkak te papergjegjesise se qytetareve . Pedonalja e ‘’Molos’’ po vuan mungesen e vemendjes nga institucionet pergjegjese.Sikur te mos mjaftonin punimet e lena pergjysem te Bypass-it, mbeturinat e krijuara edhe si shkak i mungeses se kontinierve , e rendojne edhe me teper situaten e krijuar duke u kthyer ne burim semundjesh. Qeveria shqiptare ka miratuar fonde per rinisjen e punimeve prane bypassit qe nga viti 2016 mirepo deri me tani situata eshte po e njejta me vitet e kaluara pasi punimet kan rinisur prej thuajse nje muaji por nuk dihet se kur do te perfundoje. Ky Bypass eshte kthyer ne nje vend depozitimi mbeturinash dhe inerteve duke zene keshtu edhe nje pjese te konsiderueshme te pamjes qe liqeni te ofron.