Stola të dëmtuar, pllaka të hequra dhe mbeturina të hedhura kudo, kjo është pamja që të ofrohet ndërsa lëviz në pedonalen e Molos, pranë urës së vjetër të Bunës.

Gjëndja në të cilën ndodhet shëtitorja e Molos, tregon se mirëmbajtja mungon prej kohësh në këtë zonë. Dhjetra stola në pedonale janë dëmtuar, ndërsa pllakat janë thyer apo edhe hequr fare në pjesën më të madhe. Përballë një situatë të tillë, qytetarët shkodran shprehen tejet të shqetësuar pasi pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në pedonalen e Molos.

Qytetarët thonë se instiucionet përgjegjëse duhet të investojnë në këtë zonë, ndërsa duhet të marrin masa edhe ndaj personave të papërgjegjshëm që dëmtojnë investimet publike.

Pedonalja e Molos, pranë urës së vjetër të bunës mbetet ndër zonat më të preferuara nga qytetarët shkodran sidomos në stinën e verës për shkak të bukurive natyrore dhe ajrit të pastër që të ofron. Ndaj investimi në këtë zonë është tejet I domosdoshëm, pasi gjëndja në të cilën ka degraduar lë shumë për të dëshiruar.

Artikulli paraprakNË KËRKIM PËR INCENERATORËT, SPAK ZGJAT ME 3 MUAJ AFATET HETIMORE PËR ARBEN AHMETAJ
Artikulli tjetërFLUKS PACIENTËSH NË QENDRËN VERORE NË SHËNGJIN