Edhe pse jemi drejt mesit të muajit shkurt, falë qëndrueshmërisë së motit, ditëve me diell e temperature më të larta se normalja, qytetarët shkodranë duket se I qëndrojnë besnik shëtitjeve në pedonalen e Molos.
Këtë mëngjes të freskët, lëvizjet e qytetarëve I shtuan gjallërinë e munguar prej muajsh kësaj hapësirë që zakonisht frekuentohet gjatë stinëve ët ngrohta të vitit.
Për qytetarët shkodranë duket se ka akoma disa ndryshime që duhen bërë në pedonalen e Molos.
Frekuentimi që I bëhet pedonales së Molos në të gjitha stinët duket se e ka kthyer këtë zonë në një oaz qeëtsie për fëmijët e të rriturit në qytetin e Shkodrës.