Pedonalja e Molos në qytetin e Shkodrës është një nga shëtitoret më të frekuentuara nga qytetarët. Por problematikat që e shoqërojnë këtë pedonale janë nga më të ndryshmet duke nisur nga amortizimi I stolave, mungesa e koshave të mbeturinavë por edhe nga kalimi I mjeteve motorike. Qytetarët shkodranë shprehen për Star Plus së ndihen të kërcënuar nga këto mjete që lëvizin me shpëjtësi.

Nga ana tjetër ata thonë se duhen marrë masa për të ndaluar këto mjete të qarkullojnë në këtë shëtitore ku prezenca e policisë apo ndëshkimi edhe me gjobë mund të sjellë përmirsim të situatës.

Pedonalja e Molos përtej problematikave është një nga pikat më të frekuentuara. Qytetarët shkodranë e preferojnë për të kaluar kohën e lirë duke shijuar freskinë dhe bukurinë e natyrës që të ofrohet në këtë vend. Frekuentimi I kësaj pedonaleje është në të gjitha stinët e vitit e duke e kthyer këtë zonë në një oaz qetësie për fëmijët e të rriturit në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakKONCERT MBI URËN E ZOGUT NË MILOT
Artikulli tjetërDËMTOHET TARTANI NË STADIUM