ME DHJETRA MAKINA LËVIZIN DHE PARKOHEN NË MËNYRË TË PALIGJSHME.Pedonalja në qendër të qytetit të Shkodrës është kthyer në një shesh parkimi. Me dhjetra makina nga fillimi e deri në fund të pedonales janë parkuar nga mënyrat më të ndryshme pa u shqetësuar nga askush.

E gjithë gjatësia e rrugës, bashkë me pjesën ku presupuzohet se kalojnë këmbësorët janë zënë nga makinat e shumta. E gjitha kjo situatë nuk është për pak minuta por më shumë. Nis që rreth orës 11 dhe zgjat diku deri pas orës 13:30 minuta. Në fakt në këto dy orë e gjysëm kur krijohet ai trafik i dendur, përveç të rriturve me qindra fëmijë përshkohen aty pasi dalin nga shkollat. Kujdesi në atë pedonale duhet të jetë i madh për të shmangur edhe ndonjë aksident të mundshëm. E gjithë hapësira thuajse është e rrethuar nga dhjetra makina duke penguar ata që lëvizin me biçikleta e po ashtu edhe këmbësorët. Kjo është një situatë që përsëritet çdo ditë sidomos në ditët kur nuk ka reshje shiu. Nga ana tjetër as policia bashkiake dhe as policia rrugor të drejtorisë të policisë qarkut Shkodër nuk marrin masat e duhura për t’i bllokuar ato mjete e po ashtu për të vendosur gjoba. Si shkak i trafikut tejet të rënduar ka moment kur në njërën anë të pedonales parkohen deri në 3 makina njëra pas tjetrës. Po ashtu shpesh herë duke kërkuar që të parkohen rrezikojnë të aksidentohen. Në vend që këmbësorët të ecin lirshëm nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë sepse duhet t’ja lëshojnë gjithë zonën makinave që lëvizin dhe parkohen jashtë të gjitha rregullave. “Star Plus” disa herë ka ngritur këtë problematikë por sërish thuajse çdo ditë situata është e njëjtë. 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/S5Sm5h0Ckfk” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak9 JANARI, FAMILJARËT KËRKOJNË DREJTËSI
Artikulli tjetërREFORMA NË ARSIM, MËSUESIT FITUES NË PUNË