Peizazhi Ujor-Tokësor i Mbrojtur i lumit Buna dhe territoreve ligatinore përreth tij është një nga shumë mundësitë turistike që ofron Velipoja.
Në hapësirën pyjore prej 648 hektarësh, e cila monitorohet nga Administrata e Zonave të Mbrojtura janë ndërtuar edhe dy pika pushimi ku mund të vrojtohen mbi 80 llojet e shpendëve në zonë.Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura bën me dije se hyrja në këtë zonë të mbrojtur është falas, ndërsa fton turistët që të jenë më tepër bashkëpunues për mbrojtjen e pyjeve. Mundësitë turistike që ofrohen në Parkun natyror të mbrojtur të lumit Buna janë të mëdha. Pika e bashkimit të lumit me detin Adriatik ofron një panoramë e veçantë, ku mund të soditet edhe hapësira territoriale e Malit të Zi.