Pelegrinazhi i 12 dhe 13 qershorit në kishen e Shna Ndout në Laç, u shoqërua me trafik të rënduar dhe kaos në lëvizje.Situata më problematike u paraqit mbrëmjen e së mërkures, ku numri i madh i pelegrineve bllokoi totalisht qarkullimin rrugor për shumë ore, çka krijoj radhe kilometrike automjetesh nga autostrada deri në qytetin e Laçit.

Trafiku i rënduar vijoj deri në oret e para të mëngjesit të 13 qershorit, ndërsa policia rrugore dhe ajo e rendit u vendos në disa pika për të ndihmuar në lehtesimin sadopak të lëvizjes së automjeteve.

Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit u angazhuan dhjetëra forca policie, ndërsa pranë ambienteve të kishës kanë qëndruar në gatishmëri autoambulanca me personel mjekësor.Sipas të dhënave pelegrinazhi 13 javor, por edhe festa e Shna Ndout me 12 dhe 13 qershor u mbyllen pa incidente, ndërsa gjatë kësaj kohe kisha është vizituar nga mijera pelegrine nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë saj.

Artikulli paraprakEKSKLUZIVE / GERALB SMAJLI “DIVORCOHET” ME VLLAZNINË
Artikulli tjetërVRASJA E NIKULAJ, PORTUGEZI RUBEN SARAIVA KËRKON SËRISH LIRINË