Në Kishën e Laçit zhvillohet pelegrinazhi i përvitshëm, kur pelegrinët pas 13 të martave që kanë vizituar vendin e mirë, mblidhen për ditën e madhe të Shna Ndout.

Pranë Kishës është regjistruar një fluks i madh pelegrinësh, e mendohet se për dy ditë aty mund të kenë qëndruar rreth 500 mijë vizitorë. Kisha frekuentohej edhe në kohën e diktaturës dhe shumë njerëz besojnë se po të flenë nën hijen e saj mund të shërojnë sëmundjet e të ndjellin fatin e mirë. Mbrëmjen e së hënës duke u gdhirë e marta kulmuan ditet e pelegrinazhit në Kishen e Shna Ndout në Laç.

Me mijera pelegrinj, nga e gjitha Shqiperia por edhe jashtë sajë nisen rrugen e pelegrinazhit që prej oreve të para të mëngjesit, për të kaluar naten në këtë vend të shenjte, në përpjekje për të imituar shenjtin, që sipas tyre ka kaluar në vargmalin e Kurbinit. Besimtaret thonë se ky vend ka bërë mrekulli të shumta, ndaj dhe besojne tek kisha e Laçit. Mesha e shenjte e mesnates u drejtua nga Arqipeshkvi i Tiranes dhe Durrësit, Imzot George Frendo, i cili në fjalen e tij tha se politika nuk duhet të behet përçarëse për popullin. Në këtë vend të shenjtë në ditët festive 12 dhe 13 qershor numri i pelegrinëve mund të jetë deri në 500 mijë persona.

Artikulli paraprakMETA 30 MIN ME IDRIZIN NË SELINË E LSI, LAJMËRON KONFERENCË URGJENTE
Artikulli tjetërOLSI GOCAJ ME PUSHIME POR JO VETËM…