Parkimi i automjetit në mënyre të parregullt apo të lëvizesh me shpejtësi është diçka e pamundur në Laç, qytet i cili ka qenë problematik në këtë drejtim.Falë angazhimit të policisë së rendit situata dhe qarkullimi rrugor është disiplinuar. Përgjatë 24 oreve ka prezence të patrullave të policisë në pika të ndryshme të qytetit, duke vendosur në rregull të ri për qarkullimin rrugor në qytet.

Qytetaret kanë nisur të ndërgjegjësohen, por nuk mungojnë as gjobat ndaj shkelesve të ligjit, ndërsa problem mbetet mungesa e sinjalistikës rrugore e cila është detyre e bashkisë për të ndërhyre.Në rruget e qytetit mungojnë vijat e bardha dhe tabelat sinjalizuese, çka mund të lehtesonin shumë punen e policisë për të mbajtur rregull dhe disiplinë.Qytetaret thonë se situata është përmiresuar dhe kërkojnë ndeshkim maksimal ndaj shkelesve të ligjit.

Prej 14-marsit në Laç ka nisur dhe pelegrinazhi 13-javor në kishen e Shna Ndout, ku ka një 10 fishim të numrit të automjeteve që lëvizin në këtë qytet.Për të garantuar mbarëvajtjen dhe qarkullimin normal të automjeteve gjatë të martave ka shtim të forcave policore të rendit dhe asaj rrugore.

 

Artikulli paraprakNËNA LEHONË: NË BURG KAM QARË NATË E DITË
Artikulli tjetërZBARDHET KONFLIKTI NË FAMILJEN AFGANE NË SHËNGJIN