E marta e pelegrinazhit në Kishen e Shna Ndout në Laç, u shoqërua me trafik të rënduar dhe kaos në lëvizje.Dyndja e qytetareve gjatë orëve të pasditës krijoi, radhë km automjetesh nga superstrada deri në kishen e Shna Ndout.

Situata më problematike u paraqit nga ora 17:00 e së martes, deri në oret e vona të darkes, ndërsa policia rrugore dhe ajo e rendit u vendos në disa pika me qëllim lehtësimin sadopak të lëvizjes.

Ky është vetem fillimi i një trafiku të rënduar, që pritet ta shoqërojë Laçin përgjatë 13 të martave të pelegrinazhit i cili kulmon me 12 dhe 13 qershor.Gjatë kësaj kohe ky vend i shenjtë që ndodhet mbi kodren e qytetit të Laçit, vizitohet nga mijëra pelegrine te besimeve dhe grumpmoshave të ndryshme të cilët vinë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe jashtë saj.

Artikulli paraprakMYFTINIA DHURON PAKO USHQIMORE PËR INVALIDËT
Artikulli tjetërSHPALLEN FITUESIT E FESTIVALIT TË TEATRIT PËR TË RINJ