Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka shprehur mirënjohjen për ekipin e Forcave të Armatosura dhe Emergjencat Civile të cilat kontribuan përgjatë 11-ditëve në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi. Përmes një postimi në facebook Peleshi shkruan se ekipet shqiptare të kërkim-shpëtimit kanë marrë vlerësimet maksimale si në turqi ashtu edhe brenda vendit.
“Krenari dhe mirënjohje pafund për 3 ekipet e vajzave dhe djemve nga Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe ekipet shëndetësore që kontribuuan përgjatë 11 ditëve në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e shkatërruara nga dy tërmetet e fuqishme në Turqi.
Ata u nisën për t’u kthyer në Atdhe, duke marrë me vete edhe respektin e popullit turk, që njëherësh është vlerësim për Shqipërinë tonë. Të gatshëm dhe solidarë sa herë të jetë nevoja për kontributin tonë”, shkruan ministri i Mbrojtjes në facebook.