Ministri i bujqësisë dhe zhvillimit rural Niko Peleshi i ka premtuar peshkatarëve të Shirokës lehtësira fiskale.
Ai i ka kërkuar që ta sinjalizojnë edhe për cdo abuzim të inspektorëve të ministrisë. Në liqenin e Shirokës ministri i bujqësisë dhe zhvillimit rural u kërkoi që të jenë vigjilentë dhe të mos lejojnë asnjë lloji abuzimi.
Shqetësimi i parë që iu prezantua ka lidhje me formalizimin dhe futjen në një sistem kontrolli të peshkimit në shirokë. Ministri Peleshi foli edhe për investimin e realizuar në infrastrukturë falë kontributit të bankës botërore.Por duhet bërë më shumë për peshkatarët dhe këtë ministri ua premtoi me skemën e mbështetjes financiare për të gjithë sektorin
.Ai nuk ka harruar të rikujtojë dhe njëherë aksionin e madh, për sigurinë ushqimore dhe masat e marra në kuadër të këtij aksioni.