Forcat e Armatosura kanë zhvilluar në qytetet të ndryshme të vendit aktivitete promovuese mbi mënyrat e rekrutimit, karrierën dhe mundësitë e shkëlqyera që ofrojnë për arsimim dhe punësim.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci dhe Prefekten Majlinda Angoni morën pjesë në Ditët e Hapura të fushatës se rekrutimit për ushtarë/detarë mbajtur në Shkodër.

Peleshi u ka drejtuar ftesën të gjithë të rinjve që të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura, si një mundësi fantastike për karrierën e tyre, një profesion i mirëpaguar, por edhe si një mision i shenjtë ndaj atdheut.

Aplikimet për tu bërë pjesë e FA-së janë të hapura deri më datë 9 janar 2024.

Artikulli paraprakHEDHJA E INERTEVE NË LUMENJ, REAGON BALLA: DO TË MARRË FUND, POLICIA PO RRIT ÇDO DITË VIGJILENCËN
Artikulli tjetërSULMET E BERISHËS NDAJ SPAK, ALTIN DUMANI: NUK NDIKOHEMI! JEMI IMUN NDAJ POLITIKËS