Haxhilerët shkodran të cilët ishin në Arabinë Saudite për të zhvilluar ritualet fetare në tokën e shenjtë janë kthyer në vendin e tyre. Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari i cili priti kthimin e 51 haxhilerëve thotë se sot më shumë se kurrë kur bota është e përfshirë nga luftra edhe në vendet e shenjta mesazhi që sjellin këta 51 besimtarë është për të ruajtur unitetin.

Haxhilerët tregojnë për emocionet e përjetuara në Qaben e Shenjtë.

Një prej haxhilerëve foli edhe për rastin e humbjes së jetës të afro 1 mijë besimtarëve në Arabinë Saudite duke thënë se duhet bërë kujdes në shpërndarjen e këtyre lajmeve sepse kjo ka sjellë shqetësimin e familjarëve të tyre ndërsa tregon se cila është arsyeja e vdekjes së tyre.

Gjatë peligrinazhit në Arabinë Saudite 51 haxhilerët shkodran janë lutur për familjet e tyre, Shkodrën dhe shoqërinë shqiptare e cila çdo ditë e më shumë po përballet me sfida të vështira.

Artikulli paraprakRRËZOHEN PEMËT, RREZIKOHEN KALIMTARËT
Artikulli tjetërPD KËRKESË PROKURORIT TË PËRGJITHSHËM: TË VERIFIKOHET KRYEBASHKIAKU I MALËSISË SË MADHE