Pema 200 vjeçare rrëzohet mbi turmën e njerëzve, 11 të vdekur

Të paktën 11 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur nga rrëzimi i një peme gjatë një ceremonie fetare në ishullin portugez Madeira. Një video e shpërndarë në rrjetin social fb tregon pemën që rrëzohet në një shesh të mbushur me njerëz në periferi të qytetit kryesor, Funchal. Mediat ndërkombëtare raportojnë se mes të vdekurve janë dhe dy fëmijë.Mësohet se pema që u shemb përtokë ishte një lis rreth 200 vjeçar. Njerëzit ishin mbledhur jashtë një kishe në kodrat e një fshati me pamje nga qyteti për të kremtuar festën katolike e “Te ngjiturit e Zojes ne qiell ”që ndodh të martën. Festivali Zonja e Malit është festa më e madhe e ishullit. Shërbimet emergjente rrethuan menjëherë zonën pas katastrofës, duke u kujdesur për të plagosurit. Madeira, një destinacion popullor për turistët europianë, është më i madhi i një grupi ishujsh portugezë në Oqeanin Atlantik të Veriut, në jug-perëndim të kontinentit portugez.

Artikulli paraprakSHITEN 200 MIJË TON NAFTË ME ANKAND
Artikulli tjetërAVOKATI I POPULLIT HETON HIPOTEKËN, PEZULLOI LEJET VJETORE TË PUNONJËSVE