Një pemë Krishtlindjesh në Gjermani thyen rekordin botëror. Pema është e ndërtuar me arka druri dhe është rreth 18 metra e lartë.

Instituti gjerman i rekordeve RID e quajti këtë kompozim të arkave si një rekord të ri botëror për shkak të lartësisë.

Kjo pemë ka edhe një tjetrë simbolikë, pasi pjesëmarrësit që ndërtuan pemën, kërkonin të merrnin vëmendjen e fëmijëve por edhe për t’i dhënë një rëndësi punës vullnetare.

Pema u ndërtua me 2790 arka të përdorura pijesh dhe rekordi i mëparshëm ishte 12 metra dhe 1200 arka.

Artikulli paraprakGAZETARI SPORTIV: NDESHJET PA TIFOZË JANË VETËVRASËSE
Artikulli tjetërRRETH 150 BALENA TË NGORDHURA ‘PUSHTOJNË’ BREGDETIN