Si një ditëlindje pa tortë ose një vakt Falënderimesh pa gjelin e detit, Krishtlindjet nuk do të quheshin Krishtlindje pa një pemë.
Në botën e ndërlikuar të konsumit, ndonjëherë mund të jetë e vështirë për të parë në pyll për një pemë, kur mund të zgjedhësh nga koleksioni i pemëve artificiale në një dyqan. Do zgjidhnit një bredh, një pishe apo një pemë artificiale Krishtlindjesh? Blerësit janë bërë shumë më tepër të ndërgjegjshëm për pemët të cilat priten për Krishtlindje. Ja disa këshilla të dobishme se si ta bëni zgjedhjen tuaj mes një peme Krishtlindjesh të gjelbër ose të bardhë, artificiale apo natyrale.Artificiale apo natyrale? E cila është më eco-friendly (pro-mjedisore): Artificialja apo natyralja? Përgjigja është e thjeshtë: Natyralja por kjo dhe mund të varet nga disa faktorë. Pemët natyrale i kanë ende rrënjët e tyre kur gjenden brenda në vazo kur sillen brenda për periudhën e Krishtlindjeve dhe kanë gjurmë karbonike. Por pemët artificiale kanë më shumë anë negative. Vlerësimi britanik për një pemë të gjatë artificiale 2 metra që nuk ka rrënjë, thotë se përmban rreth 40 kg gjurmë karbonike, ndërsa për atë natyralen 16 kg. “Ideja është që në qoftë se mund të gjeni një pemë natyrale, blini një pemë të shtrenjtë artificiale me kualitet të lartë, të cilën të mund ta përdorni për shumë vite. Dikush që njoh unë e kanë përdor të tyren për më shumë se 20 vite”, shpjegon Sophie Nurenberg, aktiviste në fushatën “Miqtë e Tokës”. Tendenca e ripërdorimit të pemëve artificiale plastike është vlerësuar nga American Christmas Tree Association (ACTA), e cila vlerësoi se 85% e shtëpive amerikane që përdorin pemë artificiale e kanë ripërdorur të njëjtën pemë për 11 vite dhe do vazhdojnë ta bëjnë.“Pemët artificiale mbyllen dhe ruhen në një vend deri në vitin e ardhshëm. Ato janë të ripërdorshme nëse mbahen mirë”, shpjegon Jami Warner drejtori ekzekutiv i ACTA-s. Mendimi për pemët natyrale Pemët natyrale zënë vetëm një përqindje të vogël të pemëve të shitura për Krishtlindje. Ata të cilët janë eco-friendly në SHBA shpenzojnë rreth 50 dollarë për të blerë një pemë të vërtetë sepse nuk pranojnë të kenë në shtëpi një pemë masive plastike. Mundësia tjetër është që në qoftë se jeton në një vend me pyje mund të shkosh dhe ta marrësh vetë pa shpenzuar asgjë. Pemët natyrale nuk janë të mbushura me pesticide dhe kjo dallohet që në kualitetin e pemës. Ato duken gjithnjë më bukur për Krishtlindje sepse janë reale.