Fshati Obot, në njësinë administrative Ana e Malit, prej 10-12 vitesh po përballet me emigrimin masiv të popullsisë. Kryetari I fshatit, Gregor Pemaj, tregon se shkak kryesor I emigrimit të më shumë se 40% të popullsisë është dëmtimi I tokave bujqësore nga përmbytjet, duke bërë që banorët të kenë vështirësi për sigurimin e një ekonomie të qëndrueshme familjare gjatë këtyre viteve.

Kryetari I fshatit tregon se vetëm në përmbytjet e fundit janë dëmtuar më shumë se 30 familje dhe dhjetëra biznese të cilët nuk kanë marrë mbështetje nga qeveria.

Përmbytjet e herë pas hershme duekt se janë bërë shkak që me qindra familje të lënë pas jetën në fshat dhe të emigrojnë jashtë vendit, si e vetmja mënyrë për të siguruar një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët.

Në fshat tashmë kanë mbetur vetëm të moshuar, ndërsa rrugët janë pothuajse bosh.

Artikulli paraprakBECI: TRANSFORMOJMË NJË TJETËR BLLOK PALLATESH
Artikulli tjetërMINISTRI TAULANT BALLA NË MIRDITË