Pavarësisht reshjeve të rëna gjatë ditëve të fundit situata në fshatin Obot të njësisë administrative Ana e Malit paraqitet e qetë deri më tani sa i përket përmbytjeve. Megjithatë kryetari i fshatit Gregor Pemaj thotë se frika nga përmbytjet është prezente, ndaj kërkon që institucionet përgjegjëse të menaxhojnë situatën për të parandaluar ndonjë përmbytje të mundshme.

Pemaj shprehet se institucionet përgjegjëse e kanë lënë në harresë fshatin Obot.

Fshati Obot në njësinë administrative Ana e Malit është ndër zonat më të prekura nga përmbytjet vitet e kaluara, duke shkaktuar dëmë të mëdha tek banorët. Këto dëme sipas banorëve nuk janë dëmshpërblyer asnjëherë siç duhet.

Artikulli paraprakKOMUNISTI: ENVERI DHE DIKTATURA ASNJË KRIM
Artikulli tjetërPROBLEME NË AKSIN MIRDITË-FUSHË ARRËZ