Lëvizja e trenit të pasagjereve Shkoder-Laç u bllokua për disa minuta mëngjesin e së martes, në afersi të fshatit Kallmet të Lezhës.Shkak u bë mbushja e hekurudhes me pemë të prera, të cilat janë hedhur pas pastrimit të kanalit kullues në këtë zonë.
Me konstatimin e pemeve mbi hekurudhe mashinisti ka arritur të ndalojë trenin pa krijuar probleme për udhetaret të cilët ishin nisur drejt kishës së Shna Ndout në Laç.
Për pastrimin e hekurudhes nga pemet ndërhyri një punëtor i mirembajtjes dhe pas rreth 60 minutash u bë i mundur vijimi i lëvizjes së trenit për në destinacionin ku ishte nisur në qytetin e Laçit. Ky nuk është rasti i parë që linja hekurudhore që përshkon Lezhën, bllokohet nga peme apo dhe inerte të ndryshme të cilët hidhen nga qytetare të pëpërgjegjshem, duke u bërë pengesë për lëvizjen e trenave.