Mes akuzave të opozitës, Presidenti Stevo Pendarovski nuk ka asnjë dyshim se kryeministri shqiptar Edi Rama mund t’ua punojë pas krahëve maqedonasve. Pendarovski tha se Shqipëria vend mik i Maqedonisë. Ai shtoi se nuk mendon se nga takimi i Ramës me liderët e partive shqiptare të Maqedonisë mund të ketë pasur fokus skenare kundër Maqedonisë së Veriut.
“Nuk mendoj se atje janë krijuar skenarë anti maqedonas. Ka një aspekt, që i dëgjoj komentet në media se një pjesë e liderëve të partive politike shqiptare janë mbledhur atje që të bëjnë dy të tretat për Kushtetutën. Nuk ka nevojë t’i thirrni të gjithë ata që ishin në Tiranë, muaj më parë treguan se do të mbështesin ndryshime kushtetuese në këtë aspekt”, tha Stevo Pendarovski, President.
Ky reagim vjen pas takimit që kryeministri Edi Rama pati me partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut në Tiranë 2 ditë më parë. Në takim morën pjesë, Afrim Gashi nga partia “Alternativa”, Menduh Thaçi nga PDSH, Arben Taravari nga Aleanca dhe Ali Ahmeti nga BDI. E vetmja parti që ka refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama ka qenë Lëvizja Besa. Në argumentimin e dhënë, përfaqësuesit e kësaj partie kanë deklaruar se darka e organizuar nga Rama i shërbente vetëm interesave të BDI-së që sipas tyre nuk ka bërë asgjë për interest e shqiptarëve pavarësisht se ka mbi 20 vite që është pjesë e qeverisë.