Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Noc Totën, 75-vjeçari nga Kurbini i cili vrau dy ditë më parë nusen e djalit, duke e goditur me levë. Tota është shfaqur i penduar para trupit gjykues, duke deklaruar: “U nxitova që qëllova”.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e 3 majit 2017 në fshatin Zheje. 41-vjeçarja Vera Tota, nënë e dy fëmijëve 15 dhe 10 vjeç, u vra nga vjehrri i saj pasi akuzohej se nuk u shërbente. Ajo u godit në oborrin e banesës teksa ikte për në punë. Fatmirësisht në momentin e ngjarjes së rëndë, dy fëmijët kanë qenë në gjumë, ndërsa bashkëshorti në punë ku punonte si roje nate.

Vera Tota ka pasur fillimisht një sherr verbal, pasi dy prindërit e bashkëshortit e akuzonin se nuk u shërbente, pohojnë të afërmit, dhe më pas grindja ka degjeneruar me dhunë, ku vjehrri 75 vjeç Ndoc Tota, pasi e ka ndjekur për disa metra në oborr, ka marrë një levë dhe e ka goditur disa herë. Gruaja ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa autori i dyshuar ka tentuar të largohet, por është kapur menjëherë nga policia, që u njoftua nga fqinjët e viktimës.

Artikulli paraprakRAMA, META DHE NISHANI I PËRULEN DËSHMORËVE
Artikulli tjetërBASHA: NGA KAVAJA, NISIM RRËZIMIN E REPUBLIKËS SË VJETËR