Telefonatat e rreme që mbërrijnë në sallën operative të repartit zjarrfikës në shkodër po bëhen gjithmonë e më shqetësuese .
Drejtori I Shërbimit Zjarrëfikës këtu në Shkodër, Agron Dibra shprehet se këto raste janë denoncuar shpesh megjithatë nuk po marrin zgjidhje
Ndërkohë një tjetër problematike mbeten dhe rrugicat e ngushta të qytetit të Shkodrës si dhe parkingjet dyshe. Pengesa këto për shërbimin zjarrëfikës.
Këto janë disa nga pengesat që shëbimi zjarrëfikës has pothuajse cdo ditë. mirëpo apelet e tyre shpesh herë kanë rënë në vesh të shurdhër .