Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në emër të qeverisë i ka kërkuar prokurorisë të ashpërsojë masat për ata që cënojnë zgjedhjet.

Gjithashtu ka kritikuar punën e prokurorisë gjatë 2018 ku ka theksuar se ka pasur një rënie të ndjeshme të numrit të çështjeve të hetuara dhe të dërguara në gjyq për veprën penale të korrupsionit.

Në një kohë kur opozita ka paralajmeruar bllokim te zgjedhjeve të 30 qershorit qeveria i kërkon prokurorisë ashpërsim të masave për ata që prekin procesin.

Ky ishte një nga rekomandimet e qeverisë për prokurorinë, të cilat u paraqiten nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë një takimi në Prokurorinë e Përgjithshme.

Gjonaj: Rekomandohet ashpërsim të masave për ata që cënojnë zgjedhjet e lira. Vlerësojmë bashkëpunimin e agjencive të tjera ndërkombëtare.

Shkëmbimet e informacioneve të përbashkëta është po aq i rëndësishëm.
Gjatë fjalës së saj Gjonaj është ndalur ne tre shtylla kryesore, të cilat i ka paraqitur si prioritet të qeverisë për vitin 2019, dhe ku duhet të orientohen prokurorët.

Lufta ndaj krimit të organizuar, lufta ndaj pastrimit të parave dhe personave të përfshirë në këtë aktivitet si dhe lufta e vazhduar ndaj korrupsonit dhe zyrtarëve të lidhur ngushtë më korrupsionin për të cilin tha se ka rënie krahasuar me një vit më parë.

Gjonaj: Nga të dhënat 2018 rezulton se ka një ulje të numrit të personave nën hetim pavarësisht rritjes së numrit të çështjeve të korrupsionit në krahasim me 2017.

Por ajo që përbën shqetësim është dërgimi për gjykim i një numri të vogël të procedimeve penale, rreth 8.6% e numrit total të çështjeve të regjistruara. Krahasuar me 2017, ka një rënie me 112 çështje më pak.

Për këtë arsye qeveria ka rekomanduar krijimin e një historiku solid me hetime, ndjekje penale dhe dënime për korrupsion jo vetëm si një nga rekomandimet e BE por edhe në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi.

Prokurorja e përkoshme, Arta Marku, i ka mirëpritur rekomandimet e paraqitura nga qeveria, duke u kërkuar drejtuesve të prokurorive në rrethe që të marrin masa për zbatimin e tyre.

Artikulli paraprakLIROHET DISA ORË PAS ARRESTIMIT BASHKËSHORTI I MINISTRES SHQIPTARE BESA SHAHINI
Artikulli tjetërOPOZITA MARSHIM PROTESTË PËR SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA, THIRRJE POLICISË TË MOS PROVOKOJË