Prej orëve të para të mëngjesit forcat RENEA-s kanë ndërmarrë një operacion në zonën e Shijakut.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare por burimet thanë se operacioni mund të ketë lidhje me marrjen peng të shtetasit Jan Prenga.49 vjeçari u mor peng 10 ditë më parë nga disa persona pas një konflikti në rrugën ‘Londër’ në Kamëz.

Operacioni i Forcave RENEA ka nisur në orët e para të mëngjesit, vijon ende.
Rreth orës 12: 30 u informua se janë ndaluar dy persona.
Dyshohet se pengmarrja ka lidhje me aktivitetin e vëllait të Prengës në Angli.

Prej 17 janarit ende nuk dihet fati i 49 vjeçarit i cili u mor peng në zonën e Kamzës
Pengmarrja e të premtes, 17 janar, në zonën e Kamzës dyshohet të jetë kryer për një borxh që 49-vjeçari i kishte autorëve që u kishte blerë një automjet. 24 orë pas pengmarrjes në Kamëz, policia vijon kërkimin për gjetjen e autorëve të kësaj ngjarje, ndërsa ende nuk dihet për fatin e 49-vjeçarit Jan Prenga.

Hetimet janë përqendruar në zonën e Kamzëz dhe të Fushë Krujës, ku makina e autorëve është pikasur për herë të fundit tek Ura e Gjolës. Gjatë kërkimeve blutë kanë arritur të gjejnë një automjet të braktisur tip Range Rover ngjyrë të bardhë që dyshohet se është e autorëve të cilët e kanë përdorur për të kryer pengmarrjen dhe më pas për tu larguar drejt fushë Krujës.

Identifikimi i 49-vjeçarit është kryer nga policia nëpërmjet automjetit të tij, të cilin blutë e gjetën në vendngjarje.

Nga të dhënat e policisë Prenga nuk rezulton person me precedent penal. E gjithë ngjarja në fjalë është regjistruar mesditën e të premtes në rrugën “Londër” të kamzës. Fillimisht autorët janë përleshur me 49-vjeçarin ndërsa gjatë sherrit janë përdorur dhe mjete të forta, ku dyshohet se autorët e kanë plagosur Prengën para se ta merrnin peng.

Menjëherë pas ngjarjes policia ka marrë në pyetje qytetarë të zonës të pranishëm në momentin e ngjarjes ndërsa janë pyetur dhe familjarët e 49-vjeçarit për të hedhur dritë mbi konflikte të mundshme të tij.

Artikulli paraprakSHTETASI TURK DËNOHET ME 1 VIT BURG PËR FALSIFIKIM PASAPORTASH E VIZASH
Artikulli tjetërAS VRASJE,AS VETËFLIJIM, EKSPERTIZA: ÇIFTI HAJDARI U HELMUA NGA MANGALLI