Një borxh i pakthyer prej 4 000 mijë eurosh është bërë shkak për një pengmarrje.

Ngjarja ka ndodhur në Velipojë, ku huadhënësi dhe huamarrësi kishin lënë takim për shlyerjen e detyrimit financiar. Por, pas debateve situata është përshkallëzuar.

Policia e Shkodrës bën të ditur se nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje, në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Dodë Gjikolaj, 38 vjeç, lindur në Kurbnesh, Mirditë dhe banues në Velipojë, Shkodër, Gëzim Kuçaj, 46 vjeç, banues në fshatin Rrashkullaj, Malësi e Madhe, 38-vjeçari Gjikolaj, pasi nuk ka marrë atë që priste në takimin e lënë mbrëmjen e së hënës në Velipojë, shumën e parave prej 4 mijë eurosh, ka detyruar Narkajn duke i vënë pistoletën në kokë që të hyjë me forcë në makinën e tij, një makinë tip “Smart”, me targë Aa 681 BF.

Më pas, ata kanë udhëtuar nga Velipoja drejt një banese në periferi të Shkodrës. Kanë qenë familjarët e Pjetër Narkajt të cilët i kanë telefonuar policisë, pasi ai nuk u përgjigjej në telefon.

Artikulli paraprakRRËSHQET DHEU NGA SHIRAT MASIVE,QINDRA TË VDEKUR E TË ZHDUKUR
Artikulli tjetërZJARR I MADH NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT