Pengmarrje në një lokal në Bllok

Babë e bir nga Tirana kanë marrë peng pronarin e një lokali në ish-Bllok për një borxh prej vetëm 7000 lekësh. Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar djalin dhe ka nisur procedimin në liri ndaj të atit. Ngjarja ka ndodhur dje. Autorët janë: Erjon Basha, 32 vjeç, banues në Tiranë si dhe Q. Basha, 71 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë, “shtetasit e lartpërmendur më datë 31.01.2017, në rrugën “Sami Frashëri”, kanë mbajtur pa dëshirën e tij, shtetasin D. P., 41 vjeç, duke mos e lejuar të dalë nga dyqani i tij, deri në momentin e kthimit të shumës monetare prej 7000 lekësh, që ky shtetas iu detyrohe. Tashmë, të dy Bashët do të gjykohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Artikulli paraprakSHQIPTARI TERRORIZON AEROPORTIN E MILANOS, ME PAS BIE NË TOKË E VDES
Artikulli tjetërDËMET NGA DIMRI, BIE CILËSIA E PRODHIMEVE DHE DALJA E SHPEJTË NË TREG