Pengmarrje në SHBA, arrestohet autori i armatosur
Një situatë pengmarrje ka ndodhur në SHBA, por që fatmirësisht u zgjidh me sukses dhe pa probleme. Një person i armatosur kishte hyrë brenda një banke dhe po mbante peng disa persona në Alabama. Fillimisht u duk si grabitje banke por më pas përfundoi me pengmarrjen e 8 klientëve. Policia rrethoi të gjithë zonën dhe nisi negociatat me të dyshuarin. Pas disa orësh, ky i fundit u dorëzua dhe u arrestua. Të gjithë pengjet u liruan.