Kryeministri Edi Rama tha se do të miratohet një akt normativ për një trajtim të posaçëm për familjet e mbijetuara nga tërmeti. Rama tha se pensionistët e familjeve të viktimave do të marrin pensionin e veçantë të Repulblikës së Shqipërisë, ndërsa fëmijët do të marrin një bursë mujore prej 15 mijë lekësh nga klasa e parë deri në vitin e fundit të Universitetit. Ai tha se familjet e viktimave do të marrin një shpërblim prej 1 mln lekësh për të përballuar shpenzimet për varrimin.

“Pensionistë e familjeve të viktimave do jepet pensioni i veçantë i Republikës së Shqipërisë. Është një numër i kufizuar që varion nga 12-15 persona me kontribute të veçanta. Projekt vendimi tjetër që lidhet me përkrahjen financiare të familjeve të viktimave që ka të bëjë me shpërblimin prej 1 milion lekësh të reja për të përballuar shpenzimin për varrimin. Edhe familja Abazi nga Kosova do marrë të njëjtin shpërblim.

Nxënësit e familjeve të viktimave do të marrin një bursë mujore prej 15 mijë lekësh në muaj. Këtë bursë do e përfitojnë edhe studentët. Pra që nga klasa e parë deri në vitin e fundit të Universitetit. Kjo është pjesa sociale e vendimmarrjeve të sotme. Tatimi mbi të ardhurat si shtesë në ligjin e 98, ka një mobilizim të madh por ne duam të nxjerrim maksimumin nga ky shpirt solidariteti. Çdo individ apo familje.

Dje emergjenca është zgjeruar edhe në qarkun e Lezhës. Dua të theksoj edhe një gjë. Ka familje të dëmtuara edhe përtej këtij perimetri, por këto janë prioritet. Nuk jemi qeveri me buxhet nafte. Jemi qeveria e Republikës së Shqipërisë. Koha që po shfrytëzojmë ka kufijtë e saj. Sot akoma fatkeq të mbetur pa shtëpi nga tërmeti i 2009 janë nëpër kabina. Edhe për një vend të G-7 si Italia është e vështirë.

Sfida jonë është të bëjmë atë që nuk e ka bërë askush. Kur të dalë dielli të gjithë do kthehen në avazin e përditshëm. Ne nuk do harrojmë. Na duhet mirëkuptim, durim, durim Është për t’u vlerësuat qëndrimi normal. Normaliteti këtu është special. Ne kemi kthyer normalitetin në normalitet. Qëndrimi i kryetarit të opozitës”, tha Rama.

Artikulli paraprakRAMA: NJERËZIT NË HOTELE DO TRAJTOHEN SI TURISTË! ILAÇE 100% FALAS, NXËNËSIT DO VAZHDOJNË MËSIMIN NORMALISHT
Artikulli tjetërNGJYRAT KUQEZI ‘PUSHTOJNË’ BOTËN NË NJË MOMENT TË TRISHTË! KUPOLA E KISHËS ‘SAN GAUDENZIO’ NË ITALI NDRIÇOHET ME NGJYRAT E SHQIPËRISË