Heqja e çertifikatave është ndryshimi I cili ka lehtësuar në një farë mënyre procedurat për të marrë pensionin e pleqërisë ,
kështu është shprehur drejtoresha e sigurimeve shoqërore Violeta Staka gjatë një interviste dhënë për Star Plus.
Ndërkohë përsa I përket formulës së re me anë të së cilës do të llogaritet shuma e përfitimit mujor do të bazohet në kontributet që ka derdhur një person gjatë jetës së tij si dhe pagat që ka marrë individi para vitit 1994.
Pensioni që nga 1 janari I këtij viti llogaritet si shumë e pensionit social prej 6750 lekësh të reja në muaj plus shtesën e përfituar, e cila është sa 1% e pagës së cdo viti.
Pagat para vitit 1994 kanë marrë një rendësi të veqantë, ndonëse pagat e komunizmit janë qesharake qeveria për këtë ka vendosur indeksimin e tyre dhe sa më e madhe të ketë qenë paga aq më i madh do jetë pensioni.