Qytetarët shqiptarë kanë një pjesëmarrje të ulët në skemën e pensioneve private. Aktualisht në këtë skemë janë vetëm 2.4% e forcave të punës ose rreth 36 mijë qytetarë. Gjatë prezantimit të projektligjit kreu i AMF-së, Ervin Mete tha se janë bërë disa rregullime ligjore që synojnë nxitjen e kësaj skeme duke ulur tarifat në rastet kur fondi tërhiqet me këste.

Zv.ministrja e financave Olta Manjani u shpreh se vlerësimet janë që në vitet në vijim të ketë një rritje të shqiptarëve në skemën e pensioneve private. Kreu i politikave fiskale Niko Lera tha se skema e detyrueshme e pensioneve mbetet ende defiçitare edhe pse ka një përmirësim të ndjeshëm të treguesve.

Skema e pensioneve private mbetet ende e panjohur por ajo ofron një mundësi për rritje reale të pensioneve, nga pikëpamja e të ardhurave. Po ashtu paratë e investuara në fondet private të pensioneve nuk humbasin, ato trashëgohen nga pasardhësit, ndryshe nga pensioni shtetëror që pushon së ekzistuari me humbjen e jetës së pensionistit.

Artikulli paraprakZBARDHET DRAFTMARRËVESHJA PËR TARIFAT E REJA TË PATENTAVE
Artikulli tjetërRAMA PËR NDARJEN NGA JETA TË MIMIKA LUCA: TANI JE …