Pensionet suplementare, miratohen ndryshimet në ligj
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar ndryshimet në ligjin për pensionet suplementare që parashikojnë përfshirjen e rreth 100 punonjësve civilë të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes në skemën e sigurimeve shoqërore suplementare. Efekti në buxhet për këtë shtesë pritet të jetë rreth 33 milion lekë. Suplementi është llogaritur në masën 1% të pagës mesatare për çdo vit kontribut. Kontributet që derdhen janë në masën 5% të pagës referuese përbëjnë 3.400 lekë.