Nga dita e hënë ka filluar shpërndarja e shpërblimit të festave të fundvitit prej 5 mijë lekësh për pensionistët.
Ndryshe nga një vit më parë, çdo pensionist është shpërblyer me 2 mijë lek të reja më shumë sipas vendimit të marrë nga qeveria. Qytetarët shkodranë duket se e kanë pritur mirë një gjë të tillë.
Nga ana tjetër, pas kamerave ka pensionistë të moshuar të cilët thonë se ndihen të pakënaqur nga shpërblimi prej 5 mijë lekësh këtë vit, pasi kjo shumë nuk mbulon shpenzimet e këtyre të moshuarve as për të blerë ilaqet.
Ndërkohë, fondi i parashikuar për shpërblimin e festave të vitit 2018 është llogaritur 3.2 miliard lekë. Në krahasim me vitin e kaluar, fondi është rritur me 278 milionë lekë më shumë.