Për pensionistët në Shkodër bonusi i fundvitit prej 5 mijë lekë të rinj që ka akorduar qeveria shqiptare është i pamjaftueshëm për të kaluar festat e fundvitit. Sipas tyre duke qënë se çmimet janë rritur duhej që edhe bonusi këtë vit të ishte më i lartë.

Prej orëve të parë të mëngjesit të kësaj të premte radhë të gjata u vunë re pranë zyrave të postës në Shkodër nga pensionistët për të tërhequr bonusin e fundvitit. Një bonus prej 5000 lekëve të rinj i cili në një kohë kur çmimet janë rritur me dyfishin e atyre që ishin një vit më parë është shumë i vogël.

 

Artikulli paraprakBONUSI I FUNDVITIT, 51 MIJË PENSIONISTË PËRFITUES NË SHKODËR
Artikulli tjetërQËLLOI NË ZYRAT E PD KURBIN, LIROHET 53 VJEÇARI