Për pensionistët në Shkodër bonusi i fundvitit prej 5 mijë lekë të rinj që ka akorduar qeveria shqiptare është i pamjaftueshëm për të kaluar festat e fundvitit. Sipas tyre duke qënë se çmimet janë rritur duhej që edhe bonusi këtë vit të ishte më i lartë.
Prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne radhë të gjata u vunë re pranë zyrave të postës në Shkodër nga pensionistët për të tërhequr bonusin e fundvitit. Një bonus prej 5000 lekësh të rinj i cili në një kohë kur çmimet janë rritur me dyfishin e atyre që ishin një vit më pare, është shumë i vogël.