Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në foltoren e Kuvendit ku po flet për buxhetin e vitit 2025 dhe për pensionet.

Kreu i qeverisë u shpreh se përveç bonusit të fundvitit, do të ketë edhe bonus që do të jepet çdo fillim pranvere për pensionistët dhe për kategorinë që përfiton pensione.

“Në këtë kategori përfshihen invalid pune dhe përfitues pensionesh si fëmijë jetim dhe nëna kryefamiljare. Më konkretisht, për ata që marrin një pension social, ky bonus është i barabartë me një rritje pensione rreth 13%. Për nënat familjar dhe jetimet ky bonus sjell një rritje me 35% të pensionit. Ne po marrim përsipër një dyfishim dhe trefishim të bonusit. Paralelisht me shpërndarjen e bonusit në ditët e dhjetorit ne do të krijojmë pranë bankës së Shqipërisë fondin e një bonusi të dytë.

Ky do të jetë bonusi i pranverës, që do të ndikojë në rritjen vjetore të pensionistëve dhe do të jepet në hyrje të çdo pranvere. Vetëm me këto dy bonuese vjetore, pensionistët tanë do mund të prekin rritjen e ekonomisë. Ne ndërkohë do të kemi gati vitin e ardhëm edhe planin e ri të pensioneve. Do të garantojë qëndrueshmërinë afatgjate pa rrezikuar asnjë fije stabilitetin financiar dhe pa cenuar stabilitetin ekonomik të vendit.”, tha Rama.

Artikulli paraprakBUXHETI NË KUVEND/ RAMA JEP LAJMIN: TË GJITHË PENSIONISTËT QË KANË PENSION DERI NË 20 MIJË LEKË DO TË MARRIN TREFISHIN E BONUSIT
Artikulli tjetër97 VITE, FAMILJA E GAZULLIT: NDER LUMNIMI I TIJ