Drejtoria rajonale e Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë Elektrike i bën thirrje pensionistëve kryefamiljara para dhjetorit 2015 që të përditësojnë kontratat e tyre tek OSHEE për të përfituar faljen e kamat vonesave dhe uljen e këstit në 12 mijë lekë të vjetër.

Një gjë të tillë e thotë specialistja e OSHEE Ela Karroji e cila shprehet se afat për këtë përditësim është qershori i këtij viti. Në një ndihmesë edhe pse nuk ka falje të kamat vonesave ka edhe për familjet në nevojë teksa do të ketë një shtrirje më të gjatë për të paguar këstet duke i lehtësuar sado pak. Këto janë disa forma që OSHEE përdor për të ndihmuar shtresat në nevojë por edhe për të thither sa më shumë kontrata me qytetarët duke synuar rritjen edhe më të madhe të arkëtimeve në Shkodër.

Artikulli paraprakSTAR MEMORY – QEMAL DRAÇINI
Artikulli tjetërREFORMA NË SPITALIN E SHKODRËS, URUÇI: E DHIMBSHME POR E DOMOSDOSHME