Në vitin 2024, mbështetjen ndaj pensionistëve, qeveria shqiptare e ka bazuar vetëm tek indeksimi I pensioneve dhe jo një rritje fikse, të parashikuar nga buxheti i vitit të ardhshëm. Pensionistet shkodranë, të pyetur nga Star Plus tregojnë se ky është një vendim I gabuar I qeverisë, pasi ata janë shtresa që kanë nevojë për më shumë mbështetje financiare vitet e fundit.

Ata kërkojnë që pensioni minimal të jetë të paktën 25 mijë lek të reja.

Në buxhetin e vitit 2024 parashikohen 250 milionë euro për indeksimin e pensioneve. Nga ky buxhet pritet të mbështeten mbi 700 mijë pensionistë vitin e ardhshëm.

Artikulli paraprakNGRICAT, KELMENDI PA ENERGJI ELEKTRIKE
Artikulli tjetërBOKS, BANORËT: DUAM RRJETIN ELEKTRIK