Qindra pensionistë edhe në Shkodër i janë drejtuar zyrave të postës për të marrë shpërblimin e fundvitit prej 6 mijë lekësh të rinj që ka akorduar qeveria shqiptare.
Për disa prej tyre kjo bëhet vetëm për t’i marrë votën në 2017-ën ndërsa shpërblimi për ta është i pamjaftueshëm. Disa pensionistë të tjerë ndajnë mendime ndryshe dhe janë të kënaqur me shpërblimin prej 6 mijë lekësh të rinj për fundvit. Të gjithë pensionistët përfitojnë këtë vit një shpërblim prej 6 mijë lekësh. Edhe pse për një pjesë të madhe është gjysma e një pensioni mujor sërish kjo shumë nuk mjafton për të mbuluar shpenzimet e këtij fundvitit.