Me rritjen e çmimeve pensionistët në Shkodër ankohen se pensioni që marrin nuk iu del për të kaluar muajin. Sipas tyre shuma që ata marrin janë qesharake dhe nuk kanë mundësi të blejnë as produktet bazike.
Rritja e çmimeve ka dhën një ndikim të ndjeshëm në ekonominë e shqiptarëve. Një sërë produktesh të shportës ushqimore kanë shënuar rritje të çmimit si vaji, mielli, orizi, sheqeri apo edhe qumështi dhe nënproduktet e tij në markete e tregje gjenden me çmim 10 deri ne 20 lekë më shumë. Kjo rritje e çmimit ka shqetësuar konsumatorët të cilët kërkojnë që qeveria të rrisë të ardhurat.