Sipas qeverisë, pensionet do të indeksohen me vetëm 4.1% në muajin tetor. Ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga pensionistët në qytetin e Shkodrës. Ata thonë se me shpenzimet e larta që kanë çdo muaj, kjo rritje e pensioneve është e pamjaftueshme për të përballuar jetesën.
Pensionistët tregojnë se ndihmën më të madhe e marrin nga fëmijët e tyre, sepse me pensionin që kanë nuk blejnë dot as ilaçet e tyre.
Me indeksionin 4.1% pensionet do të rriten mesatarisht 748 lekë. Për ata që jetojnë në qytet, pensioni nga 1 tetori do të jetë mesatarisht 18 982 lekë. Ndërkë në fshatra rritja do të jetë mesatarisht 453 lekë, duke e bërë pensionin 11 504 lekë.