Të dielën, ushtria amerikane kreu një test fluturimi të një rakete lundrimi konvencionale të nisur në bregdet në perëndim të SHBA.

Për testin e kryer në ishullin San Nicolas në Kaliforni, Pentagoni tha se “raketa provë e goditi objektivin e saj me precizion pas më shumë se 500 kilometra fluturim”.

Zyrtarët e Pentagonit theksuan gjithashtu se raketa ishte krijuar për të mbartur një ngarkesë konvencionale jo-bërthamore dhe se “të dhënat e mbledhura nga ky test do të jenë në gjendje t’i japin Departamentit të Mbrojtjes detaje të aftësive të raketave me rreze të mesme veprimi.”

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga Traktati i Forcës Bërthamore me rreze të mesme me Moskën në fillim të këtij muaji pas shumë vitesh akuzash të ndërsjellta, duke i dhënë fund paktit të kontrollit të armëve që kufizoi zhvillimin e raketave tokësore me një interval midis 500 dhe 5,500 kilometrash.

Lajmi i testimit të raketës u dha disa minuta pas deklaratës në të cilën Vladimir Putin deklaroi se Rusia nuk do të vendosë raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme në ato rajone të botës ku nuk do të ketë armë amerikane.
“Përsa i përket raketave bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi, ne nuk do ti vendosim ato në mënyrë të njëanshme. Nëse këto sisteme sulmi do të vendosen nga Shtetet e Bashkuara, edhe ne do ta bëjmë atë”- tha kreu i Kremlin gjatë një takimi me Presidentin francez Emanuel Macron në fortesën Brégançon.

Artikulli paraprakSI DO HETOHEN “TË PAPREKSHMIT” NË SHQIPËRI, SHBA PUBLIKON SKEMËN
Artikulli tjetërOBAMA SHET FANELLËN E BASKETBOLLIT PËR 120,000 DOLLARË