Mungesa e transportit publik vijon të jetë një problem shqetësues për banorët e fshatit Pentar, në njësinë administrative Dajç. Banorët thonë se detyrohen të bëjnë rreth 1 orë rrugë në këmbë për të shkuar në qëndër të Dajçit që të marrin transportin publik.

Pavarësisht kërkesave që banorët thonë se kanë bërë disa herë për të siguruar transportin publik në këtë zonë, deri më tani nuk është marrë asnjë masë nga institucionet përgjegjëse.

Mungesa e transportit publik e vështirëson edhe më shumë jetesën e familjeve të cilat jetojnë në fshatin Pentar, veçanërisht në rastet kur kanë nevojë për ndihmë mjekësore dhe nuk kanë asnjë mjet për të lëvizur.

Artikulli paraprakFISHTA E LEZHËS, FSHATI I SHEGËVE
Artikulli tjetërSHKRIMTARI ÇAPALIKU TAKIM ME NXËNËSIT