Teksa viti I ri shkollor ka nisur, fenomeni I boshatisjes së shkollave është më I dukshëm. Në shkollën …. në fshatin Pentar të njësisë administrative Dajç, këtë vit, në banka u ulën vetëm 13 nxënës. Dhe vetëm një prej tyre është nxënës I klasës së parë. Teksa e pyesim se si ndihet në këto ditë të para të shkollës, Daerli thotë se shumë fëmijë nga kjo zonë kanë emigruar me prindërit e tyre.

Nxënës të tjerë tregojnë se aktualisht se mesatarisht janë rreth 5 nxënës në klasa, ndërkohë që po ashtu, shokët e tjerë të klasës kanë emigruar jashtë vendit.

Kjo nuk është e vetmja shkollë në njësinë administrative Dajç që ka patur rënie të numrit të nxënësve ndër vite. Tashmë ajo ka vetëm 13 nxënës ndërkohë që me kalimin e viteve numri I nxënësve vetëm ulet

Artikulli paraprakKOMBËTARJA DHE VLLAZNIA E FEMRAVE NË “STAR SPORT”
Artikulli tjetërBOKS, GJONI DHE HYSA: OBJEKTIV TITULLI I 25-TË