Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi pas situatës së krijuar në kampin e muxhahedinëve në Manzë, gjatë përplasjes me policinë.

Berisha u shpreh se aktakuza e prokurorisë përmbante elementë të poshtërimit ekstrem të Shqipërisë dhe shqiptarëve, sikur nuk është një vend anëtar i NATO-s, por sikur është një vasal i Iranit.

“Aktakuza përmbante elementë të poshtërimit ekstrem të Shqipërisë dhe shqiptarëve, sikur nuk është një vend anëtar i NATO-s, por sikur është një vasal i Iranit. Të marrësh ato për bazë, për të ushtruar një reprezalje më të turpshme në historinë e këtij vendi.

Ndaj kërkoj largimin e menjëhershëm të ministrit të Brendshëm. Kërkoj të mbajmë një minutë heshtje për martirin e lirisë që ra për t’u bërë i pavdekshëm. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje!”, tha Berisha

Deklaratës së tij iu përgjigj sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla. “Bën korbin, skifterin nuk mund të hedhim në votim diçka që nuk ekzsiton, ecim para me çështjet e rendit të ditës”, tha ai.

Artikulli paraprakKRYETARJA E BASHKISË MARTOHET ME NËNKRYETARIN, SIPAS LIGJIT AI JEP DORËHEQJEN
Artikulli tjetërMINISTRJA E ARSIMIT KUSHI PEZULLON NGA DETYRA REKTOREN E SHKODRËS