Disa nga kompanitë më të njohura për prodhimin e makinave i janë bashkuar fushtës për nxitjen e prodhimit të makinave elektrike, gjë e cila kundërshtohet vazhdimisht nga kompanitë e mëdha prodhuese e shitëse të naftës.
Makina elektrike zgjidh dy probleme mjaft të mëdha atë të shpenzimeve për karburant si dhe atë të ndotjes së ajrit.
Kompania prestigjoze gjermane Mercedez-Benz ka testuar makinën e parë elktrike, të quajtur EQC. Sipas inxhinierit Michael Kelz, Mercedes ka kaluar tri vite duke e testuar EQC,
duke futur në përdorim 90 prototipe dhe 30 makina të gatshme për prodhim, teksa është shumë afër që të ketë gjithçka në rregull për prodhim.
Ajo ka kaluar me sukses testin në mot të nxehtë, pasi ishte shumë me rëndësi për Mercedes, të testojë se si reagon bateria në nxehtësi të lartë.
Nga ana tjetër modeli më i ri kompanis tjetër gjermane, Opel Ampera ka arritur të përshkojë një distancë prej 750 km me vetëm një karikim.
Testuesit kanë udhëtuar për 25 orë e gjysëm nga Aachen, në perëndim të Gjermanisë, deri në Gerlitz, i cili ndodhet në lindje të vendit.
Kësaj fushate nuk i mungon as kompania angleze ‘’Jaguar’’, e cila po guxon me modelin e saj të vetëm elektrik, të quajtur I-PACE.
I-PACE mund të përshkojë deri në 240 milje dhe mund të rimbushet me shpejtësi për 40 minuta, në gati 80% të kapacitetit të baterive”, thotë David Larsen, i kompanisë “Jaguar Land Rover”.
Inxhinierët parashikojnë se pas 10 ose 15 vjetësh do të ketë shumë pak makina me motor me djegie.