SI NIS NJË E DIELË NË BREG TË BUNËS DHE TË LIQENIT.
Ky eshte nje mengjes I zakonshem buze liqenit dhe lumit Buna ne Shkoder.
Meqenese ora nuk ka shkuar ende 6, dhe eshte jo pak vranet, te paket jane edhe shkodranet qe kane dale per vrapin e mengjesit, teksa edhe shiu I veres pritet te nise.Eshte teper heret… por me shume se orari, arsyeja e frekuentimit te pakte eshte e diela e pushimit, qe nga shume shkodrane shfrytezohet per plazh ne Velipoje.Duket se keta pak njerez, qe kane dale edhe perkunder shiut te lehte qe here nis e here pushon, jane me fanatiket e atyre qe duan ta mbajne trupin ne forme me cdo kusht, here me vrap, por edhe here me ecje sportive, apo edhe thjesht shetitje ne ajrin me te paster te dites.E ndersa rete e zymta ia leshojne radhen diellit te se dieles, dita nis te zbrese ngadale mbi liqen, e paqte, e paqte.