Kanye West nuk duket të pranojë faktin se ai dhe Kim Kardashian nuk janë së bashku, pavarësisht nëntë muajve tyre që jetojnë larg.

Reperi i njohur së fundmi ka dhënë një intervistë të plotë në emisionin “Drink Champs” dhe ka pranuar se pavarësisht divorcit që i ka ardhur, ai dëshiron të jetë me “ ish- bashkëshorten ” . Në fakt, ai fajësoi emisionin Saturday Night Live , ku shfaqej Kim Kardashian, pasi sipas tij produksioni e detyroi të thoshte frazwn “ U divorcova nga ai për arsye komerciale ”.

“Për çfarë lloj divorci po flasim?” Unë as që i kam parë letrat e mia. “Po ta marrim realisht as që ndahemi”, tha reperi.

Më pas ai shpjegoi se dëshira e fëmijëve të tij dhe atij vetë është të jenë së bashku.

“Ajo që ata duan janë prindërit e tyre së bashku. Kjo është ajo që unë dua, të jem me familjen time,” tha ai .

Reperi fsheh shumë inat pasi beson se disa të tretë ia kanë “fryrë mendjen” me idenë e divorcit.

“Nuk e duroj famën e saj, as dadot e fëmijëve tanë”, shpjegon ai për publicitetin e papritur që Kim mori pas lajmit të divorcit. Nga ana tjetër, sigurisht, ndoshta takimi romantik i fundit i Kim me Pete Davidson të jetë arsyeja e ‘ gatishmërisë së papritur ‘ të Kanye West për të rifitojë ish-bashkëshorten.

Artikulli paraprakNJË JAHT, DY VETËVRASJE DHE DY SKANDALE
Artikulli tjetërDEL NË ANKAND NJË KOPJE E MONA LIZËS QË DATON NË VITIN 1600