Helmohen sërish nxënësit në gjimnazin ‘Janaq Killica’. Mbi 30 nxënës janë dërguar në Spitalin e Fierit për të marrë ndihmën e parë mjekësore me anë të 6 autoambulancave. Transporti i tyre është bërë edhe me anë të makinave private. Spitali është mbushur me nxënës të shumtë por edhe me familjarë të tyre, duke krijuar një situatë kaotike.

Shkak i helmimit të tyre mësohet të jetë bërë një spray Peper (lotsjellës), i hedhur nga një nxënës nga fshati Kurjan i cili është identifikuar dhe ndaluar. Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për të mësuar edhe shkaqet që e kanë shtyrë atë të ndërmarrë këtë veprim.

Nxënësit kanë mbërritur në spital me marrje mendsh, të vjella. Një situatë e ngjashme ndodhi rreth një javë më parë në të njëjtën shkollë, ku u tha se helmimi kishte ardhur nga një eskperiment kimie.

Një nxënës që është identifikuar dhe pritet të ndalohet nga policia, nga fshati Kurjan, dyshohet se është ai që ka hedhur në të dyja rastet e helmimit, një spraj peper në klasë dhe në ambientet e shkollës. Ky spraj ka shkaktuar probleme në frymëmarrje dhe djegie të syve e lëkurës.

Nxënësi në fjalë njihet si një nxënës problematik.

Ky është një spraj në formën e gazit lotsjellës që shkakton probleme të menjëhershme, veçanërisht në lëkurë e frymëmarrje.

Dyshohet që nxënësi të ketë përdorur 4 spraj të tillë.

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi tha se helmimi i nxënësve është krim i përsëritër shtetëror.

“E pa falshme dhe pa imagjinushme, pa përgjegjshmeria e Kryetarit të Bashkisë, e dhe e Drejtorisë Arsimore në Fier. Përsëri jeta e nxënësve te shkolla Janaq Kilica në rrezik. Helm në gjithë ambientet e shkollës, nxënës që ikin me urgjencë në spital. Shteti ka rënë, do duhej t’ju bëja thirrje, deputeteve të qarkut, Kryetarit të Parlamentit,

Kryeministrit, por ata nuk ekzistojnë, I bëj thirrje qytetarëve të Fierit, prindërve të nxënësve, të rrezikuar nga përgjëgjshmëria e të pa përgjegjshme që të marrin në dorë fatet e fëmijve të tyre. Ne na kanë në krahë”, shkruan Baçi në Facebook.

Ndërkohë, përfaqësuesi i PD, Enkelejd Alibeaj, është nisur në Fier për të parë nga afër gjendjen dhe për të denoncuar përgjegjësit e helmimit të përsëritur të nxënësve brenda 10 ditësh.

Nxënësit e gjimnazit Janaq Killica kanë folur pas incidentit që ka shkaktuar mbi 30 të helmuar.

“Pata dhimbje. Isha duke hyrë tek shkolla. Ishim në orën e pushimit”, thotë një nxënëse. “Erdhëm në oborrin e shkollës. Na thanë se ishte një alarm fals për të parë se si do të reagonim ne ndaj këtij alarmi. Pastaj pamë ambulancën. Ky rast kishte ndodhur edhe këtë premten. Dolëm në oborrim e shkollës. Jemi bërë të gjithë bashkë.

Ka qenë pushim i gjatë dhe kemi qëndruar në oborrin e shkollës. Na thanë se ishte stërvitje për të parë se si do të reagonim ne në situatë emergjente. Disa prej nesh jemi anëtarë të kryqit të kuq. Mësuesit nuk janë ndjerë keq. Jemi bërë të gjithë bashkë për ta përballuar situatën”, thotë një nxënës tjetër.

Artikulli paraprakA DO TA SHPËRNDAJË META PARLAMENTIN MË 15 MARS? BALLA: PRESIDENTI I VJEN ANASH KUVENDIT
Artikulli tjetërINFO PLUS – 04.03.2020